Ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit



Ndotja e ajrit: Shkakton probleme serioze tek shëndeti

Sot, ndotja e mjedisit përbën një kërcënim të madh për shëndetin tonë. Ndotja e ajrit që thithim çdo ditë po rritet vazhdimisht.

Mendohet se ndotja e ajrit është shkaku i 24.000 vdekjeve të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit. Një në çdo 10 vdekje nga kanceri në mushkëri i atribohet ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit si rezultat i shkarkimit të tymrave të makinës, sipas 2000 të dhënave, është përgjegjëse për 6% të vdekjeve vjetore në Francë, Austri dhe Zvicër. Substancat toksike të çliruara nga shkakimi i tymrave të makinave janë përgjegjëse për të paktën 500.000 kriza astme dhe për më shumë se 25.000 raste të reja të bronkitit kronik në vit, në vendet e lartëpërmendura.

Ekziston një shqetësim serioz se kërcënimi i shëntetit njerëzor nga ndotja e ajrit në qytete është më i madh se rreziku nga duhani.

Sunstancat kryesore toksike që ndotin ajrin dhe kërcënojnë jetët e njerëzve duke hyrë në mushkëri përfshijnë monooksidin e karbonit, plumbi, benzeni, dioksidi i nitrogenit dhe toksikët e transportueshëm në rrugë ajrore.

Fatkeqësisht, ka rritje të evidencave në trup që tregojnë dëmtimin e bërë ndaj shëndetit tonë nga substancat toksike që ndotin ajrin.

Gjithashtu, duket se jehonat negative të ndotjes së ajrit janë mjaft serioze jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët. Më e keqja ështe se efekti i substancave toksike prek seriozisht edhe fëmijët akoma të palindur çfarë tregon dëmtimin e shkaktuar që në fazën e embrionit. 

Gratë shtatzana, të cilat thithin dy nga substancat më të dëmshme të ndotjes së ajrit, kanë rritur shanset për të lindur fëmijë me anomali anatomike kardiake serioze.

Ky konkluzion i rëndësishëm vjen nga një studim epidemiologjik i kryer nga mjekë dhe shkencëtare të Universitetit të Kalifornisë Los Angeles. Kjo është hera e parë që një studim serioz dhe i mirë-projektuar dokumenton faktin se substancat toksike në ajrin që thithim shkakton anomali kongjenitale tek fëmijët.

Substancat toksike të studiuara janë ozoni dhe monooksidi i karbonit.

Kur këto substance gjenden në përqëndrim të lartë në atmosferë, ato prekin gratë shtatzana dhe shkaktojnë një dëmtim të madh ndaj fetusit, veçanërisht ndërmjet muajve të 3-të dhe të 6-të të shtatzanisë.

Kjo periudhë e shtatzanisë është e rëndësishme për zhvillimin e zemrës: sa më i lartë përqëndrimi i këtyre substancave në ajër, duke rezultuar me ekspozimin e madh të grave shtatzana, aq më i madh rreziku për anomali kardiake tek fëmijët.

Duke ndjekur konkluzionet e sipër përmendura kërkuesit besojnë se ka dy lloje të ndryshme substancash toksike në ajrin e ndotur që dëmtojnë fetusin..

Monooksidi i karbonit është një rezultatet e djegies së produkteve dhe është kryesisht i çliruar nga makinat dhe fabrikat. Ai është pa erë dhe pa ngjyrë prandaj edhe njerëzit nuk mund ta nuhasin atë.

Ozoni i gjendur në nivelin e ajrit që thithim prodhohet nga reaksione foto-kimike, substance të tjera toksike dhe rrezet ultravioletë të diellit.

Kërkuesit bësojnë se nuk duhen fajësuar vetëm ozoni dhe monooksidi i karbonit.

Përqëndrimi i rritur i këtyre dy gazrave është zakonisht i lidhur me përqëndrimin e rritur të substancave të tjera toksike që mund të kenë një efekt dëmtues në zhvillimin e organeve të fetusit.

Tipet kryesore të sëmundjeve kardiake të vërenjtura janë anomali anatomike mjaft serioze të pjesës së brendshme të zemrës, të valvulës, arterieve pulmonare dhe të aortës.

Shumica e fëmijëve me anomali të tilla duhet ti nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale që në fillimet ee jetës së tyre.                 

Ajo çfarë shkakton shqetësim është se gratë shtatzana nuk kanë se si të kontrollohen ose të evitojnë substancat toksike të gjendura në ajrin që thithin.

Ndërkohë që rastin e faktorëve të tjerë dëmtues (duhani, alkooli dhe drogat) ata mund të marrin masa dhe ti evitojnë, nuk mund të bëhet asgjë në rastin e ajrit të ndotur.

Duhet të theksojmë se megjithëse ky kërkim mund të kritikohen për arsye të ndryshme, megjithatë është një alarm që na kujton se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ndotjen e ajrit.

Sigurisht, kërkimi që prezantojmë nuk lëshon ndonjë dritë ndaj faktorëve të tjerë dëmtues të shoqëruar me monooksidin e karbonit dhe ozonin në atmosferë, faktorë që mund të jenë shkaqet kryesore të këtyre amonalive. Gjithashtu, ky kërkim ka të metat e tij sepse nuk ka analizuar faktorët e tjerë të rrezikut shumë prej të cilëve prekin zhvillimin e organeve në fetus. 

Megjithatë, lidhja e bërë, konsiston me studime të tjera që tregojnë se substancat toksike në ajrin që thithim mund të jenë shkaku për lindjet e parakohshme dhe fëmijë nën peshë. Gjithashtu, ato krijojnë anomali në mushkëritë e fëmijëve të rritur.

Si përfundim, theksojmë rreziqet që ajri i ndotur mund të ketë tek gratë shtatzana dhe veçanerisht në zhvillimin e fetusit.

Ka nevojë për vigjilencë dhe kontroll të ajrit që thithim për arsye të efekteve serioze që mund të ketë në ndotjen në përgjithësi dhe veçanërisht në fetus dhe tek fëmijët.

Bibliografia
 

Faktorët Mjedisorë në Sëmundjet Kardiovaskulare. Mats Rosenlung, Instituti i Mjekësisë Mjedisore, Insituti Karolinska , Prill 2005.

“Ndorja urbane e ajrit e lidhur me defektet në lindjet për herë të parë; kërkimi UCLA lidh dy ndotës që rritin rrezikun e defekteve kardiake”, Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles, 31 Dhjetor, 2001.

Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit

 

Burimi: medlook*Serioz në çdo moment dhe vazhdimisht të informuar për shëndetin









Mbrapa