Ndotja akustike

Ndotja akustike



Ndotja Akustike: Efektet në shëndet.

Ndotja akustike është kthyer në një tipar të zakonshëm të jetës moderne.

Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve në shtëpitë tona, në punë, madje edhe gjatë pushimeve, zhurmat e padëshirueshme ndikojnë negativisht cilësinë e jetës tonë.

Dihet se zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtimë permanente të shëndetit tonë. Njerëzit që janë subjekt i niveleve të larta të zhurmës, p.sh. në diskoteka dhe koncerte muzikore, mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit si rezultat i dëmtimit të shkaktuar në sistemin e dëgjimit nga tinguj me intensitet të lartë. Dëmtime të ngjashme mund të ndodhin si rezultat i fishekzjarreve dhe i të shtënave me armë.

Përveç këtyre niveleve të larta të zhurmës, edhe zhurmat e moderuara të shkallës 85 decibel, si tingulli i alarmit të orës ose i kositëses së barit, mund të dëmtojë dëgjimin. Dëgjimi mund të preket nga zhurma të moderuara nëse jemi subjekt i tyre për një përiudhë të gjatë kohore.

Por çfarë ndodh me zhurmat me intensitet të ulët vazhdimisht ekzistuese në mjedisin tonë rrethues?  Tinguj të tillë janë ata të prodhuar nga trafiku, paisjet elektro-shtëpiake si lavapjata, muzika, pastruesi i vakumit, ajri i kondicionuar dhe avionët.

Tingujt me intensitet të ulët mund të mos kërcënojnë të dëgjuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë megjithatë, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ato mund të ndikojnë në  shëndetin tonë fizik dhe mendor.  

Zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë lodhje, ulin gjumin, rritin stresin, ndikojnë negativisht në tretje dhe pengojnë përqëndrimin.

Njerëzit që banojnë në zona me ndotje të lartë akustike si p.sh aeroportet, kanë një rrezik më të madh për hipertension krahasuar me ata që jetojnë larg tyre.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vlera komuniteti, ndotja akustike ul produktivitetin, aftësinë për të mësuar, rrit aksidentet, rrit asenteizmin dhe kontribon në përdorimin e barnave narkotike.

Në vendin e punës, zhurmat në kombinim me kompleksitetin e punës çojnë në një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare si rezultat i rritjes së presionit.

Zhurma çon në aktivizimin e mekanizmave stresues. Ndërkohë që një reagim i tillë është fillimisht natyral dhe i nevojshëm, kur si pasojë e zhurmave të padëshiruara ajo bëhet permanente, atëherë është e dëmshme për shëndetin e trupit dhe të mendjes

Për më shumë, kërkimiet kanë treguar se në rastet kur njerëzit ndjehen sikur nuk mund të bëjnë më asgjë kundër ndotjes akustike, ata demotivohen. Atyre u duket më e vështirë për të zgjidhur problemin dhe heqin dorë nga pikësynimet e vendosura më herët.

Tek fëmijët, ndotja akustike mund të ndikojë negativisht aftësitë e tyre për të lexuar dhe mësuar. Në ato klasa me ndotje akustike nxënësit tregojnë përformancë më të ulët në krahasim me studentët e klasave të tjera të së njëjtës shkollë ku nuk ka ndotje akustike.

Prandaj, shohim se zhurmat e padëshiruara mund të kenë efekte negative tek të rriturit dhe fëmijët. Për më shumë, sipas statistikave Njujorkeze, ndotja akustike është një nga ankimet më të shpeshta të bëra në lagjet e shumta të qytetit dhe mendohet se këto zhurma kontribojnë në rritjen e shkallës së kriminalitetit.

Pra, secili nga ne duhet të marrë masat e nevojshme për të evituar krijimin e zhurmave që mund të shqetësojnë persona të tjerë.

Problemet e lidhura me përballjen e ndotjes akustike janë komplekse dhe kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit të secilit prej nesh. Secili nga ne duhet të jetë në pozicion për të kuptuar kur zhurma që ai krijon bëhet e bezdishme për njerëzit rreth tij.

Në të njëjtën kohë dhe në nivele më të përgjithshme, autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin kryerjen e studimeve të nevojshme për të mbrojtur popullsinë nga burimet e ndotjes akustike që kërcënojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Bibliografia

Pa Zhurma

Mjedisi

 

Burimi: medlook*Serioz në çdo moment dhe vazhdimisht të informuar për shëndetin









Mbrapa